Ballina Ekonomi

FOTO/ Zyrat e ADISA-s edhe për banorët e Kukësit

TIRANË, 18 shtator /ATSH/ – Qytetarët e bashkisë së Kukësit shumë shpejt do kenë mundësi që shërbimet e nevojshme t’i marrin në Kukës, pa pasur nevojë të shkojnë në kryeqytet.

Në bashkinë e Kukësit shumë shpejt do bëhet realitet hapja e Zyrës me 1 Ndalesë (One Stop Shop), në të cilën banorët do kenë mundësinë të marrin më shumë shërbime publike.

Këto shërbime banorët do t’i aksesojnë në ambiente moderne dhe me standarde bashkëkohore.

ADISA do t’u ofrojë banorëve të Kukësit një sërë shërbimesh që nga regjistrimi i Pasurive të Paluajtshme, sigurimet shoqërore e shëndetësore, shërbimi kombëtar i punësimit etj.

Kryetari i bashkisë Kukës, Safet Gjici shprehet se, “One Stop Shop” shumë shpejt realitet në bashkinë Kukës, në të cilën banorët e qytetit do të aksesojnë “One Stop Shop” shumë shërbime publike të ofruara nga ADISA si dhe shërbime vendore”.

Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA) është agjencia e cila është përgjegjëse për administrimin e sporteleve të administratës shtetërore dhe ofrimit të shërbimeve publike sipas parimit të ndarjes së zyrave pritëse nga zyrat përgjegjëse për shërbimin. /a.a/ /a.g/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIndeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në nivelin 1.4%
Artikulli tjetërLOS ANGELES – Trump: Kam shumë alternativa përgjigjeje për Iranin