Ballina Bota

UKRAINË – Angazhim maksimal për zgjidhjen e problemit të Donbasit

KIEV, 17 shtator /ATSH-ANSA/ – Duke konsideruar gjithçka, kemi vetëm gjashtë muaj, maksimumi një vit, afati kohor që ka Ukraina ka menduar të zgjidhë problemin e Donbasit, deklaroi ministri i Jashtëm i Ukrainës, Vadim Pristaiko, i cili iu referua së ashtuquajturës ”formula Zelensky”.

Sipas presidentit të ri, Volodimir Zelensky, Ukraina nuk mund të harxhojë pesë vjet për bisedime dhe për këtë arsye Kievi duhet të bëjë çdo përpjekje për të përmbushur misionin e tij.

”Nëse kriza e Donbasit nuk zgjidhet në një të ardhme, Kievi do të detyrohet të zbatojë masa të reja radikale”, theksoi ministri./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Johnson: Asnjë shtyrje, dalim nga BE më 31 tetor
Artikulli tjetërHarmonizimi i legjislacionit me BE/ Angazhim për reduktimin e shkarkimeve të gazeve me efekt serrë