Harmonizimi i legjislacionit me BE/ Angazhim për reduktimin e shkarkimeve të gazeve me efekt serrë

TIRANË, 11 shtator /ATSH/ Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka parashikuar në Planin Kombëtar të Integrimit Europian 2018-2020 detyrimin për përafrimin e legjislacionit
kombëtar me acquis të BE-së në fushën e ndryshimeve klimatike.

Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese Tregtinë dhe Mjedisin diskutoi sot projektligjin “Për ndryshimet klimatike”, që synon krijim e bazës ligjore për integrimin e politikave dhe të masave efektive që mundësojnë: plotësimin e detyrimeve të Shqipërisë ndaj Konventës për arritjen e objektivit të reduktimit të shkarkimeve të gazrave.

Kryetari i Komisionit Niko Peleshi u shpreh se, Shqipëria si një vend që aspiron integrimin, synon harmonizimin e legjislacionit sipas BE-së për klimën.

Shqipëria e konsideron të rëndësishme marrjen e angazhimeve për reduktimin e shkarkimeve të gazeve me efekt serrë, në pajtim me ato të BE-së dhe shteteve anëtare. Ky projektligj synon të nxisë përpjekjet për kapacitetet monitorues, raportues dhe verifikuese në vend. Ndërkohë që kërkohet ndërgjegjësim më të i lartë për klimën, mes të gjithë aktorëve, u shpreh Peleshi. /e.xh/j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.