Ballina Aktualitet

Soreca, mesazh gjimnazistëve: E ardhmja e vendit është në dorën tuaj

TIRANË, 16 shtator /ATSH/ Kreu i Delegacionit  të Bashkimit Europian, ambasadori Luigi Soreca ka uruar sot fillimin e vitit shkollor nga shkolla “Petro Nini Luarasi” në Tiranë.

Soreca u shpreh i nderuar që merrte pjesë në festën e 60-vjetorit të gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në Tiranë.

“E ardhmja e vendit është në dorën tuaj! Ju jeni qytetarët e ardhshëm e BE-së”, ishte mesazhi i ambasadorit Soreca për gjimnazistët e “Petro Nini Luarasit”.

“Sot jam ‘petronins’!” I nderuar të merrja pjesë në festën 60-vjetorit të gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në Tiranë. Suksese të gjithë nxënësve të tij dhe gjithë nxënësve shqiptarë që nisën sot vitin e ri shkollor! E ardhmja e vendit është në dorën tuaj! Ju jeni qytetarët e ardhshëm e BE-së!”, u shpreh ai.

/gj.mima/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Xhaçka shoqëron fëmijët e majorit Klodian Tanushi në shkollë të re
Artikulli tjetërPogradec/ Rikonstruktohet shkolla 9-vjeçare në Bletas, kushte më të mira për nxënësit