Ballina Flash

Nga sot, aplikohet online për Certifikatën e Transportit Multilateral

TIRANË, 15 shtator /ATSH/- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRr) vijon të shtojë numrin e shërbimeve on line për qytetarët duke krijuar më shumë lehtësi dhe kursyer kohë atyre për veprimet që duhet të kryejnë në këtë institucion.

Nga sot ka nisur aplikimi online për Certifikatën e Transportit Multilateral në vendet anëtare të ECMT/CEMT, njofton DPSHTRr sipas së cilës: Tarifa e shërbimit për çdo mjet është 1500 Lekë; Brenda 24 orëve nga dërgimi i emailit, mund të paraqiteni pranë DPSHTRR për të dorëzuar mandat pagesën dhe të tërhiqni Certifikatën.

Për çdo problem ose paqartësi, qytetarët mund të njoftojnë përmes adresës së emailit dhe çdo ankesë e tyre do të marrë përgjigje nga specialsitët e fushës, brenda një kohe të shkurtër.

“Përmirësimi i cilësisë së shërbimeve në sektorin e transportit ka zeruar sorrollatjet ka ulur kostot dhe ka rritur transparencën” citon në njoftimin e saj DPSHTRr. e.xh/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjirokastër, gjithçka gati për nisjen e vitit të ri shkollor
Artikulli tjetërBM – Johnson dëshiron të lirohet nga “prangat” e BE-së