Gjirokastër, gjithçka gati për nisjen e vitit të ri shkollor

TIRANË, 15 shtator /ATSH/- Gjithçka gati për nisjen e vitit të ri shkollor në Gjirokastër.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Blendi Çuçi njëherazi deputet i Qarkut Gjirokastër, bën të ditur se, “përkundër kohës së shkurtër që kishte në dispozicion dhe burimeve financiare të kufizuara, Bashkia ia doli mbanë t’i bënte gati shkollat në mënyrë që asgjë të mos mungonte, jo thjesht për ditën e parë, por edhe në vijimësi të vitit shkollor që nis nesër”.

“Ne kemi detyrim të punojmë për shkolla e kopshte me infrastrukturë më të mirë, ndërsa ju duhet të dilni me dhjeta Suksese për të gjithë nxënësit dhe mësuesit e Gjirokastrës”, citon Çuçi. e.xh/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.