Ballina Flash

Kalimi i paligjshëm i kufirit, ndalohen 2 persona në Shkodër

TIRANË, 15 shtator/ATSH/ – Parandalohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.

Policia arrestoi në flagrancë dy shtetas të cilët po transportonin 3 shtetas të huaj të vendeve të treta me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.

Nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikët falë një pune të mirëorganizuar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: P. Gj., 26 vjeç, banues në fshatin Berdicë e Sipërme/Shkodër dhe S. G., 25 vjeç, banues në fshatin Dragoç/Shkodër.

Arrestimi i tyre u bë pasi në aksin rrugor Shkodër- Malësi e Madhe, me automjetin tip “Fiat” që drejtohej nga shtetasi P. Gj., në bashkëpunim me shtetasin S. G., po transportonin me qëllim dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror, tre shtetasit e huaj të vendeve të treta, në drejtim të Malit të Zi e me pas në vendet e BE.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ 40 ditë transformuese që e kthyen stadiumin e Burrelit në një model investimi
Artikulli tjetërTEKNOLOGJI – Inteligjenca artificiale sfidon uraganet si Dorian