TIRANË, 15 shtator /ATSH/- Studiumi i Burrelit, është një tjetër vepër e rikonstruktuar më së miri, brenda një periudhe kohe shumë të shkurtër me kontributin e punonjësve të bashkisë dhe komunitetit të biznesit në Bashkinë e Matit.
Kryeministri i vendit Edi Rama ka përcjellë sot fotot nga stadiumi i Burrelit, ku lehtësisht dallohet e djeshmja e rrënuar dhe shkëlqimi që ka marrë sot stadiumi i këtij qyteti.
“40 ditë transformuese e kthyen stadiumin e Burrelit, nga një shëmbëlltyrë të lemerishme të rrënimit të si s’ka më keqshëm, në një shembull kuptimplotë të dëshirës së madhe për të bërë ndryshimin, me shpenzime të vogla (zero lek nga buxheti), vullnet të mirë, bashkëpunim me biznesin dhe punë të përkushtuar të bashkisë së ringjallur prej 30 qershorit”, tha Rama.
Kryeministri përgëzoi kryebashkiakun e ri, punonjësit e bashkisë dhe komunitetin e biznesit në bashkinë e Matit. e.xh/j.p/













