TIRANË, 14 shtator/ATSH/- Bashkia e Sarandës po përgatitet që të gjitha instiitucionet arsimore të jenë gati për vitin e ri shkollor 2019-2020.
Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Islami, shprehet se “në vigjilje të fillimit të vitit të ri arsimor, së bashku me kryetarin e bashkisë Sarandë, Ardian Gurm, vizituam disa nga shkollat për të parë, prekur dhe dëgjuar nga afër punën pregatitore të stafeve pedagogjike dhe strukturave shtetërore”.
“Mbajtëm premtimin për Gjimnazin“Hasan Tahsini” rikonstruktuar tërësisht, tashmë një godinë dinjitoze sikurse i ka hije Sarandës arsimdashëse. Laboratorë të rinj modern, banka, rafte dhe karrige tërësisht të reja”, – nënvizon Islami.
Ai bën të ditur se mbajtëm premtimin për shpërndarjen falas të librave për fëmijët e ciklit fillor deri klasat e pesta, po ashtu fëmijët jetime, ata me PAK apo fëmijët e tretë të familjeve me shumë fëmijë etj.
Në të gjitha shkollat e Sarandës është gjithçka gati për fillimin e vitit të ri shkollor 2019-2020./k.s/ /a.g/























