Ballina Bota

SHBA – Google ndryshon algoritmin

SAN FRANCISKO, 13 shtator /ATSH-AFP/ – Sondazheve dhe raporteve cilësore, që nënkuptojnë punë hetimore, do t’u jepet përparësi në rezultatet e kërkimit në Google, njoftoi gjiganti amerikan i internetit, një veprim ky që do të kërkojë ndryshime në algoritmin e tij.

Duke i shpjeguar ndryshimet e parashikuara në një blog, Richard Gingras, zëvendëspresidenti i Google, tha se do t’u jepet përparësi informacioneve, prodhimi i të cilave ka kërkuar më shumë punë, për shembull, që ka kërkuar kompetencat e një hetuesi me përvojë./ /ervo/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – Stërmbesa e Garibaldit merr nënshtetësinë… italiane!
Artikulli tjetërKancelarja Merkel pas takimit me Ramën: Gjermania mbështet Shqipërinë