Ballina Bota

LONDËR – Ndërpritet përpjekja e bllokimit me dron në Heathrow

LONDËR, 13 shtator /ATSH-AFP/ – U ndërpre pa nisur ende mirë përpjekja e militantëve ekologjistë për të paralizuar trafikun në aeroportin kryesor të vendit, Heathrow, duke fluturuar dronë në afërsi të tij.

Në Twitter, aktivistët e lëvizjes ”Heathrow në pauzë” pohuan se policia kishte përdorur bllokues për të kundërshtuar planin e tyre, ndërsa policia e Londrës nuk pranoi të komentojë mbi këtë.

Policia londineze njoftoi se në afërsi të aeroportit u arrestuan dy persona, ndërkohë që pesë nga drejtuesit e organizatës u arrestuan dje nën akuzën ”dyshim për komplot me qëllim shkaktimin e trazirave publike”.

”Pistat e Heathrowt janë në funksion të plotë”, njoftoi një zëdhënëse aeroportuale./ /ervo/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – Borë artificiale gjatë Lojërave Olimpike në Japoni
Artikulli tjetërSHBA – Trump: Rivali im në zgjedhje do të jetë Biden