Ballina Bota

VARSHAVË – Polakët pro dëmshpërblimeve gjermane për LIIB

VARSHAVË, 12 shtator /ATSH-DPA/ – Rreth 58% e polakëve janë në favor të faktit se Gjermania duhet të paguajë dëmshpërblimet e luftës ndaj Polonisë, sipas sondazhit të botuar në tabloidin ”Super Express”.

”Rreth 18% e të anketuarve besojnë se gjermanët nuk duhet të paguajnë, ndërsa pothuajse një në katër nuk ka asnjë mendim për këtë çështje”, sipas anketës.

“Ne polakët kemi një pyetje: si është e mundur që fqinjët e tyre, të cilët janë një nga vendet më të pasura në botë, të cilët kanë plaçkitur vendin tonë dhe kanë vrarë miliona qytetarë tanë, nuk kanë pasur kurrë pasoja?”, theksoi  Arkadiusz Mularczyk, kreu i ekipit parlamentar polak për vlerësimin e dëmeve të luftës.

Shumë politikanë polakë, përfshirë kryeministrin Mateusz Morawiecki, kohët e fundit kanë qenë në favor që  Gjermania duhet të dëmshpërblejë Poloninë.

Për qeverinë gjermane kjo çështje është e mbyllur ligjërisht, një pozicion i deklaruar së fundmi edhe nga ministri i Jashtëm, Heiko Maas gjatë vizitës së tij në Varshavë në muajin gusht./  /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVIDEO/ Ligji për Qeverisjen Vendore, kthim i pakuptimtë nga Meta
Artikulli tjetërLigji për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, rriten kompetencat e bashkive për t’i dhënë më të mirën qytetarëve