TIRANË, 11 shtator/ATSH/ Banorët e lagjes “Laçaj” në Pukë i kanë tashmë rrugët e tyre të pastruara nga inertet.
Punonjësit e bashkisë së Pukës kanë kryer një aksion për pastrimin e rrugëve nga inertet që binin nga skarpatat.
Bashkia e Pukës bën të ditur se “ka mjaftuar ankesa e një banori të rikthehej sërish normaliteti edhe në këtë segment”.
Një vëmendje të veçantë bashkia po i kushton mirëmbajtjes dhe pastrimit të rrugëve në qytet, si dhe në rrugët rurale, më qëllim kryerjen e detyrimeve ndaj banorëve të saj në çdo cep të bashkisë./k.s/ /a.g/























