Ballina Bota

SEUL – Pheniani lëshon raketa të paidentifikuara

SEUL, 10 shtator /ATSH-AFP/ – Koreja e Veriut lëshoi sot dy raketa të paidentifikuara në drejtim të detit, njoftoi agjencia koreano-jugore e lajmeve Yonhap, në një kohë kur Pheniani ka propozuar rifillimin e negociatave me Uashingtonin për çështjen bërthamore.

”Këto raketa u lëshuan në drejtim të lindjes nga rajoni i Pyanganit të Jugut, në pjesën qendrore të Koresë së Veriut”, theksoi agjencia koreano-jugore e lajmeve Yonhap duke cituar shefin e shtabit të përgjithshëm koreano-jugor./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBulqizë/Kryebashkiaku Alla: Investime në të gjitha institucionet arsimore
Artikulli tjetërDurrës/ Rreth 648 mijë udhëtarë dhe 188 mijë automjete me tragete në 8 muajt e parë të vitit