Ballina Bota

ITALI – Qeveria Conte merr besimin e Senatit

ROMË, 10 shtator /ATSH-AFP/ – Qeveria e re e kryeministrit italian, Giuseppe Conte mori sot besimin e Senatit, një ditë pas votimin pozitiv nga dhoma e ulët e Parlamentit.

Koalicioni mes Lëvizjes Pesë Yjet (anti sistem) dhe Partisë Demokrate (e majtë, PD) mori besimin e 190 senatorëve.

Nga ana tjetër 133 senatorë votuan kundër ndërsa pesë abstenuan, sipas numërimit zyrtar. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërafrimi i legjislacionit me BE/ Diskutohet kapitulli 5, “Prokurimi Publik”
Artikulli tjetërDita Ndërkombëtare kundër Vetëvrasjeve/ Burgjet, bilanc të rasteve të menaxhuara