Ballina Flash

TENIS – Nadal fiton në finalen e US Open kundër Medvedevit

NJU JORK, 9 shtator /ATSH-AA/ –  Rafael Nadal ka fituar në “US Open” duke marrë titullin e 19-të në turnetë “Grand Slam”.

Tenisti spanjoll mposhti rusin Daniil Medvedev në pesë sete, 7-5, 6-3, 5-7, 4-6, 6-4, në ndeshjen që zgjati 4 orë e 51 minuta.

Nadal fitoi titullin e tij të katërt në “US Open” dhe titullin e 19-të të madh në garat individuale në stadiumin “Arthur Ashe” në Nju Jork.

23-vjeçari Medvedev për herë të parë në karrierën e tij luajti në një finale “Grand Slam”. /G.S/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKonflikt interesi me shtyrjen e datës së zgjedhjeve, Meta: E shmanga pyetjen me qëllim
Artikulli tjetërRreth 43 mijë nxënës nga familjet me ndihmë ekonomike përfitojnë libra falas