Ballina Flash

FOTO/ Shahini shpërndan librat falas për nxënësit e Kukësit

TIRANË, 8 shtator/ATSH/Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka shpërndarë librat falas për nxënësit e qytetit të Kukësit.

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar foto nga vizita e ministres Shahini në Kukës ku ka shpërndarë tekstet shkollore falas.

Ministrja Shahini ka vizituar një sërë shkollash në të gjithë vendin, ku ka qenë e pranishme në shpërndarjen e teksteve shkollore falas.

Në vitin 2017-të numri i përfituesve ishte rreth 86 mijë ndërsa për këtë vit shkollor, shkon mbi 220 mijë numri i përfituesve. z.tosku. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFoto/ Lufta kundër analfabetizmit, qendra rinore aktivitet sensibilizues për fëmijët kryeqytetas
Artikulli tjetërDrejtoria e Transporteve: Vetëm xhamat e pasëm të autoveturave mund të errësohen