Ballina Bota

SEUL – OKB: Pheniani vazhdon programin e armatimit bërthamor

SEUL, 6 shtator /ATSH-AFP/ – Koreja e Veriut vazhdon programin e saj të armatimit bërthamor duke shmangur sanksionet, sipas një raporti të OKB-së që vjen pas serisë së fundit të testeve të raketave, rëndësia e të cilave u minimizua nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Regjimi dekretoi në vitin 2018 një moratorium për provat bërthamore dhe hedhjen e raketave me rreze të gjatë veprimi. Bëhet fjalë gjithashtu për mbylljen e qendrës së provave bërthamore të Punggye-ri.

Por, sipas raportit të publikuar dje nga Kombet e Bashkuara, Pheniani nuk ka ndërprerë zhvillimin e raketave bërthamore.

“Programi bërthamor i Republikës popullore demokratike të Koresë vazhdon pavarësisht mungesës së provave bërthamore dhe mbylljes së qendrës bërthamore Punggye-ri”, theksoi një grup ekspertësh i OKB-së në një raport që i referohet periudhës nga shkurti në gusht./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërfitonin ndihmën ekonomike pa të drejtë, Shërbimi Social nis verifikimin në Lekbibaj
Artikulli tjetërRaporti i OSBE/ODIHR, Bardhi: Nuk specifikohet që zgjedhjet ishin demokratike