Ballina Bota

KOPENHAGË – Danimarka rrit kontributin ushtarak jashtë vendit

KOPENAHGË, 6 shtator /ATSH-AFP/ – Danimarka njoftoi sot qëllimin e saj për të rritur kontributet në operacionet ushtarake jashtë vendit, kryesisht në Sahel dhe në koalicionin ndërkombëtar antixhihadist kundër grupit Shteti Islamik në Siri dhe Irak.

“Siguria në Danimarkë nuk ndalon tek kufiri”, deklaroi gjatë një konference për shtyp ministrja e Mbrojtjes, Trine Bramsen, duke insistuar mbi nevojën për vendin që të marrë pjesë në luftën kundër terrorizmit, por gjithashtu në reduktimin e fluksit të emigrantëve.

“Asnjë prej misioneve nuk ka për synim hyrjen në luftim direkt. Këto janë kontribute që duhet të mbështesin përpjekjet që po zhvillohen në çështjet e transportit, asistencës mjekësore dhe të informacionit”, theksoi ajo.

Qeveria është duke menduar gjithashtu për një pjesëmarrje të Danimarkës në iniciativën europiane për të garantuar sigurinë detare në Ngushticën e Hormuzit. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAntiinformaliteti/ Ibrahimaj: Kontrollet në bazë të analizës së sektorëve që ngadalësojnë deklarimin e TVSH-së
Artikulli tjetërHajdari: Deri tani, kryetari i PD duhet të kishte dhënë 2 herë dorëheqjen