Ballina Bota

AUSTRI – Rritje e ndjeshme e aksidenteve fatale rrugore

VJENË, 4 shtator /ATSH-APA/ – Të paktën 90 persona kanë humbur jetën në rrugët e Austrisë në korrik dhe gusht të këtij viti si pasojë e aksidenteve.

Kjo shifër rezulton me 12 persona më shumë sesa në të njëjtën kornizë kohore të vitit 2018.

Numri i aksidenteve fatale në trafik u rrit që nga fillimi i 2019,  ku kanë humbur jetën 288 persona.

Klubi Austriak i Trafikut (VCOE) kërkoi më shumë masa kundër shkaqeve kryesore të aksidenteve, shpejtësisë dhe shpërqendrimit.

Të paktën 26 persona humbën jetën vetëm në provincën e Austrisë së Poshtme në muajt e verës.

VCO ka kërkuar që përdorimi i telefonit gjatë ngarjes së mjetit të regjistrohet si një krim, ashtu si në shumë vende të tjera të Europës.

Përveç kësaj, ajo dëshiron të ulte kufijtë e shpejtësisë përveç rasteve nëse situata dhe moti lejojnë ngarje më të shpejtë./    /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShkarkimi i Metës, Hyseni: Raporti përfundimtar i komisionit, në seancë plenare
Artikulli tjetërFoto/ Në prag të nisjes së shkollës, bashkia e Tiranës merr masat për sigurinë e fëmijëve