Ballina Bota

LONDËR – HS2 disa vite me vonesë

LONDËR, 3 shtator /ATSH-AFP/ – Projekti faraonik i linjës hekurudhore të shpejtësisë së lartë HS2 në Britaninë e Madhe do të jetë disa vite vonesë dhe do të kushtojë 20 miliardë stërlina më shumë nga sa ishte parashikuar, njoftoi sot qeveria britanike.

Kjo linjë synon të afrojë Londrën me rreth 15 minuta nga Birminghami në qendër të Anglisë, nga një orë e gjysmë që është aktualisht, para një shtrirjeje të parashikuar më në veri deri në Manchester.

Por, ky projekt hekurudhor, shfaqur si më i rëndësishmi në Europë nga shtypi britanik, është kundërshtuar duke pasur parasysh përmasat e punimeve të nevojshme si fatura e majme dhe mungesa e transparencës në menaxhim.//ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPrerja e paligjshme e pyjeve, finalizohet operacioni “Maranaj” në Shkodër
Artikulli tjetërRritja e sigurisë, 103 të proceduar gjatë 24-orëve të fundit