Ballina Flash

Foto/ Shpërndahen librat falas tek shkolla “Kosova”

TIRANË, 3 shtator/ATSH/ Ndërsa nga dje nisi shpërndarja e librave falas për 5 klasat e para të nxënësve në fillore, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka shpërndarë librat tek shkolla “Kosova”.

Ministrja thotë se nxënësit e kësaj shkolle i kanë premtuar se do të mësojnë e do të kujdesen për këta libra që vitin tjetër t’i përdorin përsëri shokët e tyre.

“Sot shpërndamë librat falas për nxënësit në shkollën “Kosova”. Ata më premtuan që do i mësojnë dhe do kujdesen për këta libra që vitin tjetër t’i përdorin përsëri shokët e tyre”, -thotë Shahini.

Vitin e kaluar rreth 125 mijë nxënës nga klasat e para deri në klasat e katërta kanë përfituar libra falas, për vitin e ri shkollor 2019-2020 numri i përfituesve është rritur në 155 mijë, pasi kësaj skeme i janë shtuar edhe nxënësit e klasave të pesta. z.tosku/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFoto/ Punime gjatë natës në rrugën “Dritan Hoxha”
Artikulli tjetërIcardi i “dashuruar” me “PSG”: Dua të fitoj sa më shumë tituj