Ballina Lajme nga Vendi

Nis regjistrimi në universitete

TIRANË, 2 shtator/ATSH/ Ditën e sotme ka nisur procesi i regjistrimit në universitete për fituesit e raundit të parë, proces ky që vijon me shtatë faza 48-orëshe.

Kështu, ditën që fillon faza e regjistrimit, pra që sot, maturantëve u vihet në dispozicion një ditë kohë për programin e studimit që duan të ndjekin. Në përfundim të 14 ditëve mbyllen edhe regjistrimet e raundit të parë.

Në datat 19 dhe 21 shtator rihapet formulari A3 dhe maturantët që nuk kanë arritur të regjistrohen në asnjë degë në raundin e parë, kanë të drejtë të aplikojnë me formularin A3 në këto 3 ditë në dispozicion.

Pasi përfundon procesi i formularit A3 rifillon përsëri e njëjta procedurë, të dhënat u dërgohen universiteteve dhe në 30 shtator fillon raundi i dytë i regjistrimeve që është që tashmë është jo me 7, por me 5 faza, duke qenë se numri i studentëve është i reduktuar.

Për maturantët që ngelin pa u regjistruar si në raundin e parë, ashtu edhe në të dytin, u është lënë një hapësirë në fund të shtatorit e fillim të tetorit.

z.tosku/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNgjarja në Memaliaj, reagon Policia: Autori u kap në kohë rekord
Artikulli tjetërPOLONI – Duda: Kundër idesë së Trump për të ftuar Putinin në G7