Ballina Bota

ITALI – Conte: Qeveria e re sa më shpejt

ROMË, 2 shtator /ATSH-DPA/ – Kryeministri italian, Giusepe Conte tha se vendi do ta ketë kabinetin e ri qeveritar jo më larg se e mërkura, falë marrëveshjeve të suksesshme midis lëvizjes Pesë Yjet (L5Y) dhe Partisë Demokratike të qendrës së majtë.

Conte, i cili dha dorëheqjen pas rrëzimit të aleancës populiste, është ngarkuar me formimin e qeverisë së re në koalicion me qendrën e majtë.

“Në mos të martën, e shumta të mërkurën, marrëveshjet duhen mbyllur”, u shpreh Conte.

Megjithëse Conte tha se ekziston një atmosferë mirëkuptimi midis dy partive, bisedimet për formimin e koalicionit kanë pasur vështirësitë e veta në kapërcimin e armiqësisë së tyre historike.

Konte theksoi, gjithashtu, se kabineti nuk do të përbëhej vetëm nga meshkuj./ /ervo/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBushati: Presidenca kërkon dikë mbi palët politike, jo dikë që ka ambicie personale
Artikulli tjetërKALIFORNI – Një anije në rrezik pas shpërthimit të flakëve