SAN PAOLO, 31 gusht /ATSH-AFP/ – Ylli brazilian i futbollit Neymar njoftoi në Twitter se do të merrte pjesë në sezonin e tretë të “La Casa de Papel”, seriali më i ndjekur në Netflix dhe ironizoi zërat për transferim.
“Kam mundur të realizoj ëndrrën time për të marrë pjesë në serialin tim të preferuar. Dhe tashmë mund të ndaj ‘Joaon’ me ju! Faleminderit @lacasadepapel!”, shkruan braziliani në rrjetin social duke e shoqëruar mesazhin me një video të shkurtër ku shihet heqja e maskës së Dalisë, karakteristikë e personazhit të serialit.
“Mirë se erdhët në bandën #LCDP3”, i përgjigjet në gjuhën portugeze llogaria zyrtare e serialit @lacasadepapel.
“Në episodet gjashtë dhe tetë të sezonit të tretë, një version i ri i të cilit u publikua në internet tek Netflix, Neymar interpreton një murg brazilian me emrin Joao.
Sezoni i tretë doli në internet më 19 korrik./ /ec/ a.jor.























