Video/ Spiropali: Fushata e pastrimit e nevojshme, në disa bashki gjendja ishte alarmante

TIRANË, 31 gusht /ATSH – I. Vata/ – Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe njëherësh Zëdhënëse e Qeverisë, Elisa Spiropali deklaroi sot se fushata e pastrimit në të gjithë Shqipërinë ishte e nevojshme, pasi situata ishte alarmante në disa bashki.

Spiropali apelon, “mbaje pastër Shqipërinë, ashtu siç mban shtëpinë”.

“Fushata e pastrimit në të gjithë territorin e vendit ishte e nevojshme, sidomos në disa prej bashkive të vendit ku gjendja ishte alarmante, pasi kryetarët endeshin rrugëve me protesta e ngè për punë s’kishin”, tha ajo.

Po ashtu Spiropali tha se “kjo fushatë pastrimi ishte edhe fushatë ndërgjegjësimi, për ta mbajtur pastër ambientin përditë, jo një herë në vit!”

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.