Bashkia Korçë vazhdon punën për rikonstruksionin e qendrës shëndetësore të Boboshticës

TIRANË, 31 gusht /ATSH – I. Vata/ Bashkia Korçë vazhdon investimet për rikonstruksionin e qendrës shëndetësore në fshatin Boboshticë.

Qendra shëndetësore në Boboshticë i është nënshtruar rikonstruksionit total të të gjithë ambienteve, si nga ana e konstruktit, ashtu dhe e përmirësimin e sistemit elektrik, hidraulik dhe lyerjen.

“Vazhdon puna për rikonstruksionin e plotë të qendrës shëndetësore në fshatin Boboshticë, Njësia Administrative Drenovë”, shprehet bashkia Korçë.

Në vitin 2018, në Qarkun Korçë janë rikonstruktuar 6 qendra shëndetësore dhe ambulanca (Q.SH. Nr. 3 Lagja 5 dhe 16, Q.SH. Nr. 2 Lagja 4, Q.SH. Ravonik, Voskopojë, Q.SH. Bashkia Ersekë, QSH në Leskovik).

Qendra shëndetësore Boboshticë tashmë ka nisur rikonstruksionin, ndërsa, brenda vitit 2019, pritet të përfundojë rehabilitimi i 8 qendrave shëndetësore dhe ambulancave (QSH nr 10-18 në qytetin e Korçës; QSH në fshatin Sovjan; Q.SH. Fshati Zvirinë, QSH Buçimas – Tushemisht; Konsultori i Gruas Pogradec; Q.SH. Fshati Miras; Ambulanca Fshati Borovë; Q.SH. Fshati Çlirim).

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.