Ballina Flash

Konstituohet këshilli i ri i qarkut Kukës

TIRANË, 29 gusht/ATSH/ Pas marrjes së detyrës të kryebashkiakëve dhe këshillave bashkiakë, në Kukës u konstituua Këshilli i Qarkut.

13 anëtarët e këtij këshilli, përkatësisht 5 nga bashkia e Kukësit, 4 të Hasit e 4 nga Tropoja, në mbledhjen e sotme zgjodhën kryetarin e këshillit të qarkut Avdullah Domin, i cili mori shumicën absolute të votave.

Këshilli i qarkut të Kukësit është i pari që konstituohet në 12 qarqet që pas përfundimit të procesit zgjedhor të 30 qershorit.

Tashmë i gjithë pushteti vendor në Kukës, Has e Tropojë, zyrtarisht në të gjitha nivelet përfaqësuese është në duart e socialistëve.

Kryetari i ri i qarkut zuri vendin e Abedin Orucit, i cili në zgjedhjet e fundit kandidoi për kryetar bashkie të Kukësit si përfaqësues i Bindjes Demokratike.

/m.z/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjirokastër, tryezë teknike për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore
Artikulli tjetërDurrës, aksion për lirimin e hapësirave publike