Ballina Flash

FOTO/ Kamzë, lyhen pas 12 vitesh zyrat e bashkisë

TIRANË, 28 gusht /ATSH/ Ambientet e brendshme të Bashkisë së Kamzës kanë marrë një pamje të re.

Kjo pas përfundimit të lyerjes së zyrave në të cilat punojnë me dhjetëra punonjës të bashkisë.

Kryetari i ri i bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, shprehet se këto ambiente të cilat ishin në një gjendje të mjerueshme kishin plot 12 vite pa u lyer.

Suli gjithashtu shton se gjithçka u bë e mundur me një kosto prej 0 lekë.

“Dhe ja ku përfundoi me sukses lyerja e zyrave në të cilat punojnë me dhjetëra punonjës të bashkisë, duke u quajtur relativisht si shtëpi  e tyre dhe e çdo qytetari të Kamzës! Këto ambiente të cilat ishin në një gjendje të mjerueshme dhe kishin plot 12 vite pa u lyer! Një falënderim të përzemërt të gjithë personave që kontribuan dhe bënë të mundur spastrimin dhe ndihmuan në lyerjen e ambienteve, ku gjithçka u bë e mundur me një kosto prej 0 lekë!”, thekson kryebashkiaku Suli.

/gj.mima/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Barcelona” ofertë të çmendur për Neymar, 2 lojtarë dhe 125 milionë euro
Artikulli tjetërFRANCË – Macron propozon Sylvie Goulard si komisionere europiane