Ballina Bota

BRUKSEL – Taksë për automjetet në kuadër të kufizimit të qarkullimit

BRUKSEL, 28 gusht /ATSH-AFP/ – Rajoni i Brukselit, që kërkon të kufizojë përdorimin e veturave në kryeqytetin belg në orët e pikut të trafikut, synon të vendosë brenda pesë viteve një taksë të llogaritur në bazë të orarit të qarkullimit, konfirmoi ministrja rajonale e ngarkuar për Lëvizshmërinë, Elke Van den Brandt

“Idealisht, ky do të jetë një taksim kilometrik që pritet të zbatohet dhe në rajone të tjera si Flandre dhe Wallonie.

Por, nëse për këtë do të duhen 10 vite për t’u bindur, ne nuk kemi luksin të presim në Bruksel. Në të gjitha rastet ne do të arrijmë aty”, theksoi kjo ekologjiste për të përditshmen belge “L’Echo”./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Mbështet ekstremizmin, përjashtohet liderja e AfD
Artikulli tjetërKINË – Dy shenjtërimet e para të peshkopëve që prej marrëveshjes me Vatikanin