KINË – Dy shenjtërimet e para të peshkopëve që prej marrëveshjes me Vatikanin

PEKIN, 28 gusht /ATSH-AFP/ – Dy peshkopë u shenjtëruan në Kinë, për herë të parë që prej marrëveshjes historike të arritur vitin e kaluar mes Pekinit dhe Selisë së Shenjtë, njoftoi Vatikani dhe Kishës Katolike e lidhur me regjimin komunist.

Shoqata Patriotike Katolike e Kinës, kisha zyrtare, njoftoi të hënën shenjtërimin e peshkopit 54-vjeçar Antonio Yao Shun, në dioqezën e Oulanqab-it, në Mongolinë e Brendshme (Kina veriore).

Sot, Selia e Shenjtë konfirmoi gjithashtu një shenjtërim të dytë, atë të Mgr Stefano Xu Hongwei, në dioqezën e Hanzhongut në provincën e Shaanxi (veri).

Pas ndarjes mes Kinës dhe Selisë së Shenjtë, në vitet 1950, rreth 12 milionë katolikë kinezë u ndanë mes një Kishe zyrtare, të kontrolluar nga Pekini dhe një Kishë klandestine, besnike ndaj Romës.

Qeveria e Kinës është treguar e kujdesshme ndaj organizatave, sidomos ndaj atyre fetare, që mund të kërcënojnë autoritetin e saj. Për këtë arsye, ajo ka krijuar shoqata shtetërore, me të cilat duhet të lidhen fetë e njohura: protestantizmi, katolicizmi, budizmi, taoizmi dhe islamizmi.

Shoqata Patriotike Katolike e Kinës, kisha zyrtare, njoftoi të hënën shenjtërimin e peshkopit 54-vjeçar Antonio Yao Shun, në dioqezën e Oulanqab-it, në Mongolinë e Brendshme (Kina veriore).

Në shtator 2018, Pekini dhe Vatikani nënshkruan një marrëveshje për çështjen e mprehtë të emërimit të peshkopëve, e cila i jep Papës një të drejtë shqyrtimi mbi kandidatët e paraqitur nga Shoqata Patriotike Katolike. /evokopola/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.