LONDËR, 28 gusht /ATSH-ANSA/- Qeveria britanike do t’i kërkojë Mbretëreshës Elisabeta II të pezullojë Parlamentin disa ditë pas kthimit të parlamentarëve nga pushimi i verës dhe vetëm disa javë para skadimit të Brexit në 31 tetor, raporton BBC.
Administrata e re e Boris Johnson, synon mbajtjen e një fjalimi të Mbretëreshes më 14 tetor në të cilën monarku do të paraqiste planet e ardhshme të qeverisë.
Kjo gjithashtu do të thotë se deputetët vështirë se do të kishin kohë të mjaftueshme për të bllokuar një akord ‘ pa marrëveshje’ të kërkuar nga kryeministri. /os/j.p/























