Ballina Bota

BRAZIL – Azevedo e Silva: Zjarret në Amazonë janë nën kontroll

BRAZILIA, 27 gusht /ATSH-AFP/ – Ministri brazilian i Mbrojtjes, Fernando Azevedo e Silva konfirmoi se zjarret në Amazonë ishin nën kontroll, pas dërgimit të më shumë se 2 500 ushtarëve.

“Situata nuk është shumë e rënduar”, shtoi Fernando Azevedo e Silva, i cili konfirmoi para gazetarëve, pas një takimi me presidentin Jair Bolsonaro, se Brazili kishte përjetuar për disa vite shume zjarre edhe më të rënda.

“Situata nuk është e thjeshtë, por është nën kontroll”, shtoi ai duke nënvizuar ndihmën nga shirat e rënë në perëndim të Amazonës, por duke e vënë theksin tek një situatë më pak shqetësuese në tre shtete, si ai i Rondonias, kufi me Bolivinë./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTiranë/ Në timon të dehur ose pa patentë, 31 të ndaluar nga Policia Rrugore
Artikulli tjetërDëmtohet rrjeti në nënstacionin e Selitës, OSHEE ndërhyn për rikthimin e energjisë