Ballina Flash

Inter debuton sot ndaj Lecce-s/ Conte lë jashtë Icardin, Lukaku titullar

TIRANË, 26 Gusht /ATSH/ – Interi i Antonio Contes debuton sot në San Siro në orën 2045 përballë Lecce-s, e sapongjitur në Serinë A.

Kjo ndeshje pritet me interes për të parë sesi ka ndryshuar Interi nën drejtimin e Contes, si do të jetë sjellja e skuadrës në fushë, sidomos Romelu Lukaku në sulm, futbollistin aq shumë të kërkuar nga trajneri italian.

Trajneri i Interit nuk e ka bërë publike listën e të grumbulluarve për këtë sfidë. Me shumë mundësi për shkak të çështjes “Icardi”, që vazhdon të qëndrojë jashtë dhe nuk do të jetë as në stolin e rezervave.

Lajm i mirë për Interin është riaftësimi i Lazaros, por që do ta nisë nga stoli. Lukaku është favorit për një vend titullari në sulm krah Lautaro Martinezit, me Politanon të gatshëm për të dhënë kontribut nëse Conte e sheh të nevojshme. Sa i përket rreshtimit në mesfushë, Vecino është favorit para Barellas.

/gj.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFoto/ Restaurimi i kishës së Shën Kollit drejt përfundimit
Artikulli tjetërRreth 11 mijë tekste të gjuhës shqipe do u shpërndahen nxënësve jashtë trojeve shqiptare