BERLIN, 23 gusht /ATSH-ANSA/ – Amazona e djegur nga zjarret përfaqëson një prioritet, një situatë të rëndë emergjence që duhet të diskutohet në G7, theksoi kancelarja gjermane, Angela Merkel duke ripërsëritur propozimin e presidentit francez, Emmanuel Macron.
Zjarret në Amazonë janë të tmerrshme dhe të rrezikshme jo vetëm për Brazilin por për të gjitha shtetet e përfshira por edhe për të gjithë botën sepse pylli tropikal ka një rëndësi të madhe për sistemin klimatik global”, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, në një konferencë për shtyp në Berlin.
“Nuk është e ekzagjeruar ta përcaktosh mushkëria e gjelbër e botës”, vazhdoi ai. /G.S/























