Ballina Flash

Europa League/ Surpriza në ndeshjet e para të play-off

TIRANË, 23 Gusht /ATSH/ -Ndeshjet e para të fazës ‘play-off’ të ‘Europa League’ kanë dhuruar rezultate surprizë, por edhe të pritshme.

Të enjten janë zhvilluar ndeshjet e para të fazës ‘play-off’ të Europa League ku nuk kanë munguar surprizat, por edhe rezultatet e pastra.

Më shumë përshtypje bëri humbja me rezultatin minimal 1-0 e Eintraktit të Frankfurtit në transfertën e Strasburgut. Goli i Zohi në pjesën e parë ishe ai që vendosi sfidën në favor të francezëve që do të përpiqen të administrojnë gjithçka në duelin e kthimit.

Torino ndërkohë është mposhtur në shtëpi me shifrat 2-3 nga anglezët e Wolverampton, të cilët kanë hedhur një hap jo të vogël për fazën e grupeve. Gjithsesi goli i realizuar në minutat e fundit nga Belotti mban gjallë shpresat e italianëve, të cilët në 90 minutat e para bënë një paraqitje nën pritshmëri para publikut të tyre.

Në këtë raund pati edhe rezultate, të cilat thuajse hipotekojnë kalimin e një skuadre apo të një tjetre.

Kështu Feynord mposhti pastër 3-0 Hapoel Beer Shevën, skuadrën të cilën e nisi rrugëtimin përballë Laçit. PSV mposhti gjithashtu me shifrat 3-0 Apollon Limasol, ndërsa nga 3 herë realizuan në portat e kundërshtarëve edhe Astana me Malmo-n.

/gj.m/j.p/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPlagosja në Burrel/ Policia zbardh ngjarjen, arrestohet në kohë rekord autori
Artikulli tjetërRUSI – Opozitari rus, Navalny lirohet nga burgu