RUSI – Opozitari rus, Navalny lirohet nga burgu

MOSKË, 23 gusht /ATSH-AFP/ – Opozitari kryesor në Kremlin, Alexei Navalny u lirua sot nga burgu pas 30 ditëve të kaluara në ndalim për thirrjet për të manifestuar, në kuadër të një lëvizjeje të madhe të protestave që përfshinë Moskën që prej mesit të muajit korrik.

Nëse Navalny nuk u arrestua sërish nga policët e pranishëm gjatë daljes nga burgu, ashtu si rasti për opozitarët e tjerë të liruar së fundi, ai mund të jetë në të ardhmen shkak për thirrjet e përsëritura për të manifestuar para zgjedhjeve lokale të 8 shtatorit.

Ish-juristi dhe blogeri antikorrupsion doli sot në mëngjes nga burgu i qeshur. Ai denoncoi menjëherë para gazetarëve aktet e terrorit të kryera nga autoritetet ruse në represionin e tyre të lëvizjes së protestave në Moskë.

“Lëvizja do të vazhdojë të rritet dhe ky regjim do të pendohet shumë për atë që ka bërë”, theksoi Navalny.

Alexei Navalny u arrestua më 24 korrik në Moskë. Ai u dënua me 30 ditë burg për shkelje të përsëritura të rregullave të organizimit të manifestimeve./

/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.