Ballina Flash

Standardet në arsim, Subashi takon drejtuesit e shkollave

TIRANË, 22 gusht/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi zhvilloi sot një takim konsultativ me të gjithë drejtorët e shkollave, ku u diskutua rreth problematikave që kanë mbetur për t’u zgjidhur në aksionin final gjatë kësaj periudhe, para nisjes së vitit të ri arsimor.

Në takim, Subashi u ndal te infrastruktura shkollore përpara aksionit final që do të ndërmerret në të gjitha godinat e shkollave, për t’i bërë ato gati për vitin e ri shkollor.

“Bashkërisht trajtuam edhe shumë problematika të tjera, të cilat do të nxisin rritjen e vëmendjes e kujdesit ndaj investimeve, bashkëpunimit dhe përkushtimit. Puna e madhe e bërë ndër këto vite në përmirësimin e infrastrukturës së shkollave në të gjithë territorin e bashkisë nuk do të ndalet deri në garantimin e plotë të të gjitha kushteve dhe standardit që arsimi dhe nxënësit meritojnë”, tha Subashi.

Ai tha se po vazhdohet me ndërhyrjet e fundit që gjithçka të jetë gati në 16 shtator./m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Inter” dhe “Fiorentina” arrijnë marrëveshjen për shkëmbimin Dalbert-Biraghi
Artikulli tjetërFRANCË – Macron: Një zgjidhje për Brexit brenda 30 ditëve