Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 19/08/2019

KUALA LUMPUR – Ish-kryeministri, Najib Razak del për herë të dytë në procesin e lidhur me skandalin e fondit 1MDB.

RAUALPINDI – Kujtohet 100-vjetori i traktatit të Raualpindi, ku Britania e Madhe njeh pavarësinë e Afganistanit.

BORMES-LES-MIMOSAS (Francë) – Emmanuel Macron pret Vladimir Putinin në kështjellën “Fort de Brégançon”, para fillimit të G7-ës.

SOPRON (Hungari) – Përkujtohet 30-vjetori i “piknikut paneuorpian”, një ngjarje që shënoi rënien e Perdes së Hekurt.

HELSINKI – Ministri iranian i Punëve të Jashtme për vizitë në Finlandë.

SHANGHAI – Zhvillohet kampionati botëror i lojës kompjuterike “Dota 2”.

SPORT

RABAT – Atletikë: Zhvillohet edicioni i 12-të i Lojërave Afrikane, me rreth 6000 atletë për 26 disiplina. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Targat suvenir-Korça “e uritur” për artizanat e ornamente vintage
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e hënë 19 Gusht 2019