Ballina Flash

Parashikimi i motit, e hënë 19 Gusht 2019

TIRANË, 19 gusht/ ATSH/ Ditën e hënë vendi do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme. Mot i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës. Pranë zonave luginore e përgjatë bregdetit në orët e mëngjesit mjegullinë lokale.

Era do të fryjë me drejtim  Veriperëndim –Verilindje 1-7m/sek, ndërsa përgjatë bregdetit deri 10m/sek. Valëzimi i forcës 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 20/34 Diell
Kukës 17/32 Diell
Lezhë 21/34 Diell
Dibër 15/30 Diell
Durrës 20/33 Diell
Tiranë 21/34 Diell
Elbasan 21/35 Diell
Berat 17/36 Diell
Vlorë 19/32 Diell
Korcë 15/29 Diell
Gjirokastër 15/35 Diell
Sarandë 19/33 Diell

 

 /j.p/

 

 

 

 

 

 

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 19/08/2019
Artikulli tjetërGJERMANI – Moti i keq shkakton pezullime fluturimesh dhe vonesa në shërbimin hekurudhor