Ballina Bota

SHBA –  Apple numëron 2,4 milionë të punësuar

NJU JORK, 16 gusht /ATSH-ANSA/ – Në SHBA, kompania “Apple” ka të punësuar në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë, 2,4 milionë persona.

Kompania e njoftoi këtë në një komunikatë duke nënvizuar se numri i të punësuarve është katërfishuar këto tetë vitet e fundit.

Kompania “Cupertino” punëson drejtpërdrejt 90 000 persona. Një pjesë e madhe e punonjësve është në sektorin e aplikikacioneve. Aplikacionet funksionojnë për 1,9 milionë amerikanë.

Këtyre u shtohen 9 000 kompani furnizuese amerikane për të cilat Apple ka shpenzuar 60 miliardë dollarë në 2018 dhe që numërojnë 450 000 punonjës.

“Ne jemi në linjë me objektivin e njoftuar në janar 2018 për të kontribuar drejtpërdrejt në ekonominë amerikane me 350 miliardë dollarë në vitin 2023”, deklaroi Apple./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDurrës/ “Taksi pa licencë”, Task Forca e transportit rrugor dërgon 17 raste në Komisionin Administrativ
Artikulli tjetërMeta në festën e vjeljes së rrushit në Rahovec: Potencial i jashtëzakonshëm për gjithë rajonin