Ballina Bota

TEKNOLOGJI – “Facebook” transkipton bisedat zanore të përdoruesve

SAN FRANÇISKO, 14 gusht /ATSH-AFP/ – Rrjeti social “Facebook” ka paguar qindra nënkontraktorë për transkiptimin e bisedave të disa përdoruesve, zbuluar sot nga Bloomberg, edhe pse rrjeti i parë social në botë ka hedhur poshtë që prej shumë kohësh se ka vepruar kështu.

Në një komunikatë të transmetuar në agjencinë financiare “Facebook” ka pranuar se kishte transkiptuar regjistrime zanore të bisedave me autorizim të përdoruesve, por konfirmoi se i kishte dhënë fund kësaj praktike.

“Ashtu si Apple apo Google, ne kemi ngrirë praktikat në lidhje me dëgjimin e regjistrimeve zanore nga njerëzit javën e kaluar”, theksoi rrjeti social.

“Facebook” shpjegoi se kishte pasur autorizim, për të proceduar në transkiptimin e bisedave të tyre, nga përdoruesit e aplikacionit Messenger./

/ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTOKIO – Japonia përgatitet për kalimin e ciklonit tropikal Krosa
Artikulli tjetërFRANCË – Sekuestrohet më shumë se një ton kokainë, sasia më e madhe këtë vit