Ballina Flash

Strategjia e re e Mbrojtjes Sociale, prioritet programet e punësimit

TIRANE, 12 gusht/ATSH/- Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale organizoi takimin e parë të Grupit Tematik të Mbrojtjes dhe Përfshirjes Sociale, si struktura e parë aprovuese e dokumenteve strategjikë, me përfaqësimin e ministrive të Linjës, anëtare të grupit, dhe partnerëve Strategjikë.

Në takim u prezantua Raporti i Monitorimit të Strategjisë se Mbrojtjes Sociale 2015-2020 dhe Strategjia e re e Mbrojtjes Sociale, e cila do të ketë një kohështrirje më të gjerë dhe do të përfshijë periudhën 2019-2022, prioritetet strategjikë të së cilës do të fokusohen në programet aktive të punësimit të lidhura me skemën e ndihmës ekonomike.

Gjithashtu në fokus të Strategjisë është edhe Realizimi i Reformës së re të Vlerësimit të Personave me aftësi të kufizuara sipas modelit social, me standarde të reja vlerësimi sociale dhe shëndetësore dhe në Zhvillimin e shërbimeve të kujdesit shoqëror në një perspektivë të re të shërbimeve të integruara.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMemorandum për pjesëmarrje të studentëve në konferenca ndërkombëtare
Artikulli tjetërFOTO/Rrezikohej jeta e udhëtarëve dhe e banorëve, drejt përfundimit punimet në aksin Elbasan-Labinot Mal