Ballina Flash

FOTO/ Shuhet në kohë rekord zjarri i rënë në fshatin Rrebjak, Demo apel qytetarëve për kujdes

TIRANË, 12 gusht /ATSH/ – Për shkak të temperaturave të larta gjatë ditës së sotme një vatër zjarri ka rënë në fshatin “Rrebjak”.

Emergjencat civile të cilat janë gatishmëri civile gjatë këtyre ditëve kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit me ndihmën e banorëve.

Kryetari i bashkisë Berat, Ervin Demo shprehet se, “falë ndërhyrjes së menjëhershme të banorëve me ndihmën profesionale të zjarrfikësve, u bë e mundur shuarja e zjarrit të rënë në fshatin “Rrebjak”, duke eleminuar pasoja më të rënda për ambientin”.

Demo duke kërkuar bashkëpunimin dhe të qytetarëve për të tilla ngjarje, shprehet se nëse këto zjarre do zbulohen që vihen në mënyrë të vullnetshme për përgjegjësitë do ketë zero tolerancë dhe do përballen me ligjin.

“Kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë banorëve, që të jemi së bashku shumë të vëmendshëm, pasi temperaturat kaq të larta të këtyre ditëve, favorizojnë zjarret. Ndërkohë cilido që tenton ta vendosë atë në mënyrë të vullnetshme, do të përgjigjet përpara ligjit”, u shpreh kryetari Demo. /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakJosif Papagjoni: Të bëhet një godinë e re teatrore, aty mban era myk e lagështirë
Artikulli tjetërOKB vlerëson reformën në drejtësi: Më e suksesshmja që po bëhet në Shqipëri