Ballina Flash

Dita Ndërkombëtare e Rinisë, mesazhi i zv.ministres për studentët që e kanë lidhur profesionin me mjedisin

TIRANË, 12 gusht /ATSH/ – Zv.ministrja e e Turizmit dhe Mjedisit Ornela Çuçi, ka uruar ditën e sotme Ditën Ndërkombëtare të Rinisë duke shpërndarë foton e Dorinës, një guidë e re dhe e mençur e cila ka pasion arkeologjinë e natyrën.

“Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Rinisë! Veçanërisht studentëve që kanë lidhur profesionin e tyre me mjedisin, u uroj të ruajnë përkushtimin e pasionin, të përvetësojnë dijet më bashkëkohore dhe t’i vënë në zbatim në mbrojtjen e qëndrueshme të mjedisit”, shprehet Çuçi.

Çuçi shprehet se, “me këtë foto të Dorinës, guidës së mençur, e cila rrezaton pasionin madh për arkeologjinë e natyrën, uroj të gjithë të rinjtë që punojnë dhe studiojnë me përkushtim, Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Rinisë”.

Dita Ndërkombëtare e Rinisë festohet çdo vit më 12 gusht, datë kjo kur edhe u aprovua me një rezolutë të posaçme nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1999.

Shënimi i kësaj dite synon promovimin e aktiviteteve për të rinjtë, me qëllim që të pranojë dhe njoh përpjekjet dhe përkushtimin e të rinjve në mbarë botë për përmirësimin e shoqërisë. /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKomiteti Shqiptar i Helsinkit: Palët të ulen në dialog, reforma zgjedhore kërkon konsensus
Artikulli tjetërJosif Papagjoni: Të bëhet një godinë e re teatrore, aty mban era myk e lagështirë