TIRANË, 9 gusht/ATSH/ Studentët e sapodiplomuar në qytetin e Durrësit po kryejnë praktikën profesionale duke u bërë iu bashkuar planit operacional për ndërgjegjësimin e bizneseve në procesin e vetëdeklarimit dhe lëshimin e kuponit tatimor, në kuadër të luftës kundër informalitetit.
Kryerja e praktikës profesionale nga ana e studentëve të sapodiplomuar vjen në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave ku përmes këtij programi me një kohëzgjatje deri në 6 muaj, Zyra e Punës financon studentin të përfshirë sipas këtij programi me një financim mujor në masën 100% të nivelit bazë të pagesës së papunësisë, gjatë praktikës.
“Me studentët e përzgjedhur në zbatim të VKM 873 “Për praktikat profesionale të studentëve të sapo diplomuar”, për të qenë pjesë e planit operacional për ndërgjegjësimin e bizneseve në procesin e vetëdeklarimit dhe lëshimin e kuponit tatimor, në kuadër të luftës kundër informalitetit”, -thonë punonjësit e Zyrës së Punës në Durrës.
Pagesa ndaj studentëve që kryejnë praktikën bëhet nga Zyra e Punësimit në degën e sigurimeve shoqërore sipas procedurave përkatëse.
Nga data 1 gusht 200 të sapodiplomuar i janë bashkuar Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe 100 Inspektoriatit Shtetëror të Punës, në kuadër të praktikave të punës ndërkohë që vetëm në 6 muajt e fundit, 119 të rinj i janë bashkuar Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në kuadër të këtij programit të praktikave.
Gjithashtu, ministria e Financave dhe Ekonomisë ka vendosur që rreth 10 % e punonjësve të saj dhe institucioneve të varësisë të rekrutohen nga radhët e studentëve ekselentë.
z.tosku/













