Ballina Bota

RUSI – Drejtësia ngrin llogaritë e organizatës së opozitarit Navalny

MOSKË, 8 gusht /ATSH-AFP/ – Drejtësia ruse ngriu sot llogaritë e organizatës dhe bashkëpunëtorëve të opozitarit kryesor të Kremlinit, Alexei Navalny, në qendër të një hetimi për “pastrim parash” në sfondin e represionit të një lëvizjeje të rëndësishme protestash në Moskë

“Gjykata e Presnenskit urdhëroi ngrirjen e llogarive të organizatës dhe bashkëpunëtorëve të opozitarit kryesor të Kremlinit, Alexei Navalny”, theksoi në rrjetin social Twitter zëdhënësja e opozitës, Kira Iarmych, duke shtuar se llogaria bankare e ekipit të Navalnyt është bllokuar gjithashtu, edhe pse nuk bën pjesë në këtë çështje.

Komiteti rus i hetimit njoftoi të shtunën e kaluar hapjen e një procesi gjyqësor për “pastrim parash” kundër organizatës së Navalnyt, akuzuar për përfitim të paligjshëm të shumave që arrinin deri në rreth një miliardë rubla (13,8 milionë euro)./

/ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasketboll- Kosova mundet nga Britania e Madhe në Mitrovicë
Artikulli tjetërFRANCË – “Instagram” bllokon një shoqëri publicitare pas abuzimeve me të dhënat e përdoruesve