Ballina Flash

Dybala refuzon edhe “Tottenhamin”, “PSG” dhe “Interi” dy opsionet e vetme

TIRANË, 8 Gusht /ATSH/ -Paulo Dybala i ka thënë edhe njëherë tjetër jo “Premier League”.

Pasi refuzoi shkëmbimin me Lukakun dhe kalimin te Manchester United, sulmuesi argjentinas i ka thënë jo edhe propozimit të “Tottenham Hotpsur” edhe pse Juventusi kishte pranuar ofertën prej 70 milionë eurosh të klubit londinez.

Tashmë opsionet që Dybala përveç qëndrimit te bardhezinjtë janë dy, të transferohet te Paris Saint Germain ose të kalojë te Interi në rast se realizohet shkëmbimi kokë më kokë me Mauro Icardin.

Më i avantazhuar në këtë garë është Paris Saint Germain pasi nëse Neymar transferohet te Barcelona, kampionët e Francës do të tentojnë të afrojnë me çdo kusht në Paris, Dybalan, megjithatë duke parë sesi po shkojnë gjërat në merkato dhe dëshirën që ka Juventusi për të firmosur me Mauro Icardin nuk përjashtohet as mundësia që të realizohet shkëmbimi mes dy sulmuesve argjentinas dhe që La Joya t’i bashkohet Antonio Contes te Interi.

/gj.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakArrihet marrëveshja, “Interi” merr Lukakun nga “Manchester United”
Artikulli tjetërFOTO/ Projekt për ndërhyrje rehabilituese dhe konservuese në nekropolin e parkut arekologjik të Amantias