Ballina Flash

Coutinho refuzon transferimin te Tottenham

TIRANË, 8 Gusht /ATSH/ – Philippe Coutinho nuk do të transferohet te Tottenham Hotspur, të paktën jo në formë huazimi.

Edhe pse ishte shumë pranë kalimit te nënkampionët e Europës, ylli i kombëtares braziliane ka vendosur të refuzojë kalimin te Tottenham në formë huazimi.

Barcelona ka një mbipopullim në repartin e avancuar dhe nuk e ka më në plane Coutinhon të cilin e ka nxjerrë në merkato por pavarsisht se merkatoja në Angli mbyllet sot.,

Coutinho ka refuzuar një transferim te Tottenham në formë huazimi pasi dëshiron të largohet në mënyrë përfundimtare nga Barça.

/gj.m/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBulqizë/ Përfundon asfaltimi i rrugës në fshatin Okshatim, përfitojnë 700 banorë
Artikulli tjetërTë shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen në Morinë një belg dhe kosovar