Ballina Bota

BM – Johnson: Më 31 tetor jashtë BE

LONDËR, 6 gusht /ATSH-ANSA/ – Britania e Madhe do të largohet nga BE më 31 tetor në çfarëdo lloj rrethane, ritheksoi sot për të disatën herë, zëdhënësi i Downing Street duke hedhur poshtë hipotezën e një mocioni të ri të mundshëm nga ana e Dhomës së Komuneve.

“Kuadri ligjor, i caktuar tashmë nga i njëjti parlament, pret në mënyrë të paracaktuar që Britania e Madhe do të dalë më 31 tetor, me ose pa marrëveshje”, theksoi ai duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me këtë temë.

Kryeministri Boris Johnson përsëri mohoi spekulimet e vazhdueshme të medieve mbi mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme para zbatimit të Brexit në fund të tetorit.

“Zgjedhjet janë gjëja e fundit që i duhen tani vendit”, sipas Johnson./  /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Uashingtoni ashpërson politikën e vizave ndaj vizitorëve të Phenianit
Artikulli tjetërMë shumë shfaqje kulturore, 71.970 spektatorë në tre mujorin e dytë të 2019